Rreth Nesh

 

Familja Çobo


Familja Cobo ka nje tradite te hershme ne prodhimin e veres , e cila ze fill ne fillimet e viteve 1900. Pas luftes kur komunistet moren pushtetin ne vitet 1945, kjo tradite nuk vazhdoi me. Sipermarrjet private nuk u lejuan te zhvillojne aktivitetin e tyre , ndersa kantina Cobo pushoi se qeni e tille. Per te mesuar me shume rreth tradites se familjes Cobo , ju lutem lexoni faqen, Rreth kantines cobo

"Stergjyshi im filloi traditene berjes se veres ne nje fshat prane malit te Shpiragut. Ai ia trashegoi ate djalit te tij, i cili ia kaloi ate djalit te tij derisa historia erdhi tek une dhe vellai im. Pergjat sistemit komunist , cdo familje konsumonte veren e prodhuar nga nderrmarjet shteterore gjate festes se Vitit te Ri. Ky ishte momenti kur ne famijen tone kujtohej vera qe prodhohej dikur nga stergjysherit tane. Une prekesha nga keto histori qe babai dhe gjyshi tregonin per ne."

 

Lindja e Kantines Çobo

Me rrezimin e sistemit komunist ne fillim te viteve 90', familja Cobo rifilloi prodhimin e veres. Nje prej djemve te familjes Cobo Muharremi , studionte per drejtesi ne Itali. Ai u takua atje me nje prodhues vere i cili ndezi interesin e tij per prodhimin everes per nje audience me te gjere. I ndergjegjshem se produkti i veres shpesh eshte ceshtje e te eksperimentuarit dhe te mesuarit nga gabimet , Muharrem mbante shenime gjate procesit dhe perpiqej te mesonte prej mjeshtrit italian. Gjate periudhes se veres ne Shqiperi, ai vendosi te vinte ne veprim njohurite e fituara. Ai vilte rrushin , e fermentonte dhe e ambalazhonte ate ne shishe. Rezultatet ishin te suksesshme.

Ate vjeshte une e solla veren qe bera nga italia, duke ia ofuar ate nje mikut tim per t'a provuar. Ai me tha se mund te marre edhe 40 vjet per te perfeksionuar procesin , ndersa une ia kasha dale mbane qe ne perpjekjen e pare.

Kjo eshte zanafilla e rilindjes se kantines Cobo pas renies se sistemit komunist . Fillimisht prodhimi ishte modest , ne prodhuam rreth 8,000 shishe nga vjelja e pare.

"Vizioni per kantinen Cobo lindi qe ne perpjekjen e pare. Pas perfundimit te studimeve, une u ktheva ne Shqiperi me gruan time dhe kjo shenoi rifillimin e Kantines Cobo. "

Sukseset e fillimit ne tregun shqiptar e lejuan kompanine te rritej gradualisht , duke synuar nje rritje vjetore ate qe eshte aktualisht prej 100,000 shishesh. Filozofia dhe objektivi i Kantines Cobo eshte krijimi i identitetit te vreshten bazuar ne vlerat unike dhe kualitetin e larte te veres.

"Mentaliteti Shqiptar ka qene sfida me e madhe, perceptimi i njerezve per veren si pasoj e ndikimit te periudhes se komunizmit .Te filloje nje kantine pas viteve 90' pas 45 vjet komunizem , ishte shume e veshtire. Te gjithe mendonim se do te ishte e pamundur te prodhoje nje vere te mire ne Shqiperi nga rrushi i vendit. Por ne u perpoqem shume te bindnim njerzit se prodhimi i veres ishte nje tradite e rendesishme shqiptare ( edhe pse u ndalua per 45 vjet), dhe per kete ndihmoi padyshim edhe teknologjia e re e mbi te gjitha pasioni yne.

E ardhmja e Kantines Çobo

Kantina Cobo ka nje potencial prodhimi deri ne 100.000 shishe ne vit. Sot ajo prodhon 100,000 shishe ne vit dhe parashikohet qe prodhimi te rritet per te plotesuar kerkesat e tregut sigurisht pa cenuar cilesine everes. Kantina Cobo shume shpejt ka arritur te terheqe vemendjen e gjere brenda dhe jashte vendit dhe eshte prezantuar ne nje sere panairesh te vererave, si dhe ne Atlasin boteror te vererave. Ne desherojme qe te prezantojme ne bote kualitetin e veres Shqiptare dhe te sigurohemi se dashamiresit e veres te shijojne cdo shishe te veres Cobo, po aq sa edhe ne qe kemi kenaqsine t'a prodhojme ate.