Kantina Cobo

 

Per anglisht klikoni ketu 

Rreth Nesh

Familja Cobo ka nje tradite te hershme ne prodhimin e veres , e cila ze fill ne fillimet e viteve 1900. Pas luftes kur komunistet moren pushtetin ne vitet 1945, kjo tradite nuk vazhdoi me. Sipermarrjet private nuk u lejuan te zhvillojne aktivitetin e tyre , ndersa kantina Cobo pushoi se qeni e tille. Per te mesuar me shume rreth tradites se familjes Cobo , ju lutem lexoni faqen, Rreth Nesh

"Stergjyshi im filloi traditene berjes se veres ne fshatin Mbolan prane malit te Shpiragut. Ai ja trashegoi ate djalit te tij, i cili ia kaloi ate djalit te tij derisa historia erdhi tek une dhe vellai im Petriti.“ -Muharrem Cobo

  

Vera Cobo

Vera cobo lindi prej tradites familjare. Ajo eshte 100% produkt Shqiptar. Prodhohet nga te gjitha varietetet e rrushit qe rritet ne Shqiperi si dhe ambalazhohet ne Shqiperi. Kantina Cobo prodhon 5 verera cilesore, Kashmer, Shesh i Zi, Shesh i Bardhë , E bardha e Beratit ,Trebiano,dhe dy raki . Raki me Arra dhe Raki Rrushi . Shqiptaret kane nje tradite te hershme te prodhimit te veres dhe rakise ne shtepite e tyre . Pergjate kohes se komunizmit , keto tradita u zbehen . Ne e mbajtem gjalle traditene permes kujtimit dhe historive te gjysherve tane. Tradite kjo qe me ardhjene demokracise u rigjallerua . Krenar per vreshten , kantinen dhe veren tone , ne e prezantojme ate tek ju dhe ju ftojme t’a shijoni ate, ne vendin ku ajo prodhohet. Lexoni me shume rreth Veres dhe Rakise sone.

  

Vizite ne Kantine 

Kantina Cobo konsiston ne vreshtin , kantinen dhe dhomen ku degustohet vera. Ambientet tona jane te hapura per turistet, vizitoret dhe ngjarje te programuara me pare. Anglishtja, Shqipja dhe Italishtja jane gjuhet me te cilat komunikojme. Kantina ndodhet ne rajonin e Beratit , ne zonen e Shqiperise jugore-qendrore. Qyteti 2400 vjecar i Beratit pritet te njihet nga UNESCO si nje vend i trashegimise kulturore . Per me teper informacion rreth vizites ne kantinen Cobo dhe zonen perreth ju lutem vizitoni faqen , Vizite ne Kantinen Cobo